Kategoria Superiore ka mbyllur ditën e sotme javën e 15-të të kampionatit. Vendi i parë blindohet nga Partizani që fitoi derbin me Tiranën dhe shkëputet kështu 4 pikë nga bardheblutë e vendit të dytë.
Egnatia ndjek në vendin e tretë me 24 pikë, një më pak se kampionët aktual. Erzeni e Vllaznia ndjekin në kuotë të barabartë pikësh, 22. Ndërkohë, Laçi zbet në vendin e gjashtë me 20 pikë por gara për zonën europiane është e zjarrtë me Laçin dhe Tiranën që ndahen vetëm nga 5 pikë.
Kastrioti mbetet në vendin e shtatë me 18 pikë ndërsa Bylis ngjitet në zonën Play-Out me 16 pikë. Kukësi e Teuta rikthehen sërish në fund të tabelës.