Monday, September 16, 2024

Mbyllet konflikti Da Silva-Brdariç. Braziliani kërkon falje dhe bashkohet me skuadrën në stervitje

Lexo

E ashtuquajtura “çështja Da Silva”, e cila për tre ditë me radhë ishte në fokus të opinionit sportiv shkodran dhe më gjërë ka marrë zgjidhjen e duhur. Ka qënë pikërisht paraditja e së martës, ku Vllaznia kishte planifikuar seancën e parë të javës dhe kur pritej që në kampin kuqeblu të diskutohej për çështjen në fjalë. Burime zyrtare pranë Klubit të Futbollit Vllaznia bëjnë të ditur se përpara fillimit të seancës stervitore të së martës, stafi teknik ka organizuar një takim në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi” gjatë së cilës është diskutuar gjërësisht rasti i brazilianit Viktor Da Silva.

Takim, në të cilin mësohet se Da Silva ka kërkuar falje për gjestin e shfaqur në momentin e ndërrimit të tij pas dëmtimit që mori në ndeshjen me Tiranën. Atë që ndodhi mes tij dhe trajnerit Brdariç, ku ai shfaqi pakënaqësi dhe një fjalor të papërshtatshëm, Da Silva e ka argumentuar me gjendjen tensionuese që e kishte përfshirë ndeshja në fjalë dhe dëshira e madhe që ai ka pasur që të vazhdonte të ishte në fushën e lojës.

Mirëkuptimi i ardhur gjatë analizës në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi” ka vijuar më pas në fushën stervitore të Golemit ku Da Silva është shfaqur me grupin duke vijuar seancën stervitore.

Sa i përket shkallës së dëmtimit të tij, stafi mjekësor kuqeblu bën të ditur se në sajë të një terapie intensive të planifikuar gjatë ditëve në vazhdim, shpresohet që Da Silva të jetë gati për ndeshjen e së premtes, Vllaznia-Egnatia, që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Përpos pikëpyetjes së aktivizimit të Da Silvës, shqetësuese për stafin teknik është mungesa zyrtare e shqiptarit të Kosovës, Liridon Latifi, i cili si shkak i kartonit të verdhë të marrë në përballjen me Tiranën që ishte i katërti për të, është i skualifikuar për javën e 17-të të kategorisë Superiore.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img