Sunday, November 17, 2024

Mbyllet me sukses edicioni i dytë i kursit UEFA C për zonën e Shkodrës

Lexo

Edicioni i dytë i kursit UEFA C në Shkodër ka përfunduar me sukses. 29 trajnerë të rinj që ishin pjesë e këtij edicionin morën diplomën e kursit UEFA C dhe tani mund të ushtrojnë profesionin e trajnerit në futbollin amator dhe mund të punojnë si zëvendës-trajnerë me ekipet e moshave që marrin pjesë në kampionatet e të gjitha niveleve të organizuara nga FSHF në vend.

Në ceremoninë e organizuar për diplomimin e trajnerëve të rinj të kësaj zone, ishin të pranishëm specialisti i Departamentit të Edukimit në FSHF, Alban Tafaj, dhe koordinatori i kursit, Erjon Stavri.

Kursi UEFA C ofron një formim fillestar profesional, duke pajisur trajnerët e rinj me njohuritë bazë dhe teknikat e nevojshme për zhvillimin e aftësive të strukturuara të stërvitjes për futbollistët e rinj. Duke ndjekur programin sipas standardeve të UEFA-s, ky kurs garanton që trajnerët të përvetësojnë metoda të njësuara europiane, duke rritur cilësinë e trajnimit dhe mësimdhënies për ekipet e moshave në çdo klub.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img