Është mbyllur në barazim, 0 me 0, pjesa e parë e ndeshjes, Bylis-Vllaznia, takim i vlefshëm për javën e shtatë të Superiores.
Një pjesë e parë e dominuar totalisht nga Vllaznia. Bylis reagon në minutat e fundit të pjesës së parë ndërsa gol nuk ka në 45 minutat e para.
Pas minutave të para të qeta është Vllaznia që hidhet në sulm dhe menjëherë gjen golin me anë të mbrojtësit Jago por pas rishikimit në Var goli anulohet për pozicion jashtë loje të sulmuesit Balaj.
Bylis mundohet të ndal sulmet e Vllaznisë dhe në harkun kohor të pak minutave lojtarët vendas ndëshkohen me tre kartonë të verdhë nga kryesori Vrapi.
Me kalimin e minutave Vllaznia krijon disa mundësi me anë të lojtarëve Kallaku,Balaj,Mala dhe Kastrati por topi nuk shkon në rrjetë.
Bylis mundohet të reagoj dhe kujtohet pas më shumë se gjysëm ore lojë të krijoj mundësitë e para dhe në dy momente shkon rrezikshëm në zonën e Vllaznisë me anë të Muktar dhe Mustafa por asgjë për tu shënuar.
Në minutat e fundit të pjesës së parë ritmi i lojës ulet nga të dyja skuadrat,dhe që nuk sjell asnjë rrezik në të dyja portat respektive përveç disa krosimeve nga krahët të Vllaznisë.
Pas katër minutave shtesë në fund të pjesës së parë nuk ka ndryshim rezultati dhe pjesa e parë mbyllet pa gola me një Vllazni dominuese ndërsa Bylis reagon vetëm në fundin e pjesës së parë por që asnjëra nga skuadrat nuk gjen golin e avantazhit.
Fatos LAMAJ



