Java e 21 mbylli siparin në Superiore. 5 takime të zjarrtë,ku secila nga skuadrat shqiptare shënuan gol. Çfarë ra në sy ishin fitoret e Skënderbeut,Egnatias dhe Dinamos.
Renditja mbetet e pandryshuar, megjithatë vlen për t’u theksuar se Skënderbeu dhe Dinamo janë 5 pikë larg Tiranës së vendit të katërt. Ata kanë një ndeshje mes tyre, që në rast se ndahet me fitoren e njërës, do të shkonin vetëm 2 pikë larg Tiranës.
Fitorja me përmbysje e Egnatias bën që tashmë diferenca të jetë 10 pikë me Partizanin e vendit të dytë. Mund të thuhet se të kuqtë e shohin me “dylbi” tashmë kreun e renditjes. Më poshtë mund të shihni rezultatet e 5 ndeshjeve dhe renditjen e përgjithshme.
Rezultatet e ndeshjeve:
Laçi-Teuta 1-1
Tirana-Skënderbeu 3-4
Vllaznia-Partizani 1-1
Egnatia-Erzeni 3-2
Dinamo-Kukësi 3-2
Renditja e Superiores,pas 21 javëve kampionat:
1.Egnatia 46 pikë
2.Partizani 36 pikë
3.Vllaznia 33 pikë
4.Tirana 30 pikë
5.Laçi 26 pikë
6.Dinamo 25 pikë
7.Skënderbeu 25 pikë
8.Erzeni 22 pikë
9.Kukësi 19 pikë
10.Teuta 18 pikë
Fatos LAMAJ