Monday, December 8, 2025

Më 27 janar-“Topi i Artë 2024”. FSHF do të ndajë 9 çmime në një mbrëmje gala spektakolare

Lexo

- Reklamë -spot_img

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024” do të organizohet nga Federata e Futbollit më 27 janar në Teatrin e Operas dhe Baletit. Ky event madhështor do të jetë një festë e veçantë kushtuar arritjeve të futbollit shqiptar dhe suksesit të ekipit kombëtar në finalet e Europianit “Gjermani 2024”.

Ceremonia do të ofrojë spektakël dhe surpriza, duke e kthyer këtë event në një prej ngjarjeve më të rëndësishme të vitit për futbollin shqiptar.

Plot 9 çmime prestigjioze do të ndahen për të nderuar lojtarët/lojtaret më të mirë dhe më të spikatur të vitit 2024:

  • “Topi i Artë” 2024 djem
  • “Topi i Artë” 2024 vajza
  • “Këpuca e Artë” djem
  • “Këpuca e Artë” vajza
  • “Arbitri i Vitit”
  • “Trajneri i Vitit”
  • “Talenti i Vitit” vajza
  • “Talenti i Vitit” djem
  • “Formacioni i Vitit”

11-shja më e mirë e futbollit shqiptar është përzgjedhur nga gazetarët sportivë vendas përmes një procesi elektronik të mbyllur, duke garantuar transparencë dhe profesionalizëm.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Lushnja kthehet tek fitorja, mund në transfertë Luftëtarin 1-2. (Kategoria e Parë-java e 15-të)

Luftëtari-Lushnja 1-2(Shënues: Kalonji Stërling 71’/Salvatore Ribaudo 18’, Marjus Korreshi 29’) Luftëtari:Mamadov,Zaimi,Isteri(Mërkuri 73),Diamanti,S.Puci(Solomon 63),Cereni(Ziaj 63),Tuni,Ramadani(Bashari 54),Stërling,Lala,Zani Trajner:Bledar Devolli Lushnja:Haremi,Hida,Deliaj(Deliaj 34),Korreshi,Kaçanolli,Canka,Uesli(Kuasi 34),Ribaudo(Olola 74),Kamisoko(Zaganjori...
- Advertisement -spot_img