Media hungareze: Shqipëria, si Greqia e 2004-ës, ka ngjashmëri “të frikshme” në statistika

Vetëm pak ditë na ndajnë nga Euro 2024. E teksa kombëtarja jonë do luajë sot pasdite testin e fundit miqësor, përpara debutimit në datë 15 Qershor, një rastësi e “frikshme”, por një “ëndërr” shumë e bukur njëkohësisht për ekipin tonë kuqezi, vjen e publikuar nga media hungareze “Focibolond”, e cila merr fjalën e parë në saj të disa kombinimeve të çuditshme të fatit, që janë në kufijtë e së pabesueshmes.

Besojeni ose jo, por në përfundim të gjithë kësaj panorame, do ta kuptoni që nuk bëhet fjalë për një çmenduri. Shqipëria fiton Europianin e Gjermanisë, sigurisht që tingëllon si një gjë absurde, por nëse i referohemi disa detajeve të fatit, do ta mendoni edhe pak më gjatë.
Greqia fitoi Europianin e vitit 2004, teksa kishte në grup Spanjën.

Përpara se të hynte në turneun e grupeve të Europianit të 2004, Spanja luajti kundër Andorrës në një stadium të vogël prej 15.000 vëndesh dhe fitoi 4-0. E njëjta gjë vjen edhe në 2024, Spanja priti Andorrën në një stadium të vogël prej 15.000 vëndesh, luajti një miqësore si një përgatitore para Europianit, vetëm se këtë herë, fitoi 5-0.
Gjithashtu për Greqinë e 2004 ishte hera e dytë që merrnin pjesë në Europian dhe kishin në grup Spanjën, ashtu siç ndodh me Shqipërinë në 2024. Për më tepër Greqia ishte ekipi i dytë me koeficientin më të lartë për ta fituar Europianin në 2004, e para ishte Letonia që merrte pjesë për herë të parë në Europian.

Tani është identike, Shqipëria është ekipi i dytë me koeficientin më të lartë për ta fituar Europianin në 2024, e para është Gjeorgjia që merr pjesë për herë të parë në Europian. Gjithashtu Greqia mundi në 3 qershorin e 2004 Lihtshtejnin me shifrat 2-0 si miqësore përgatitore para Europianit, ndërsa Shqipëria në 3 qershorin e 2024, mundi po Lihtshtejnin me shifrat 3-0 si miqësore përgatitore para Europianit.

Ndërkohë si Greqia ashtu edhe Shqipëria, ishin Kombëtaret që kishin shënuar me pak gola ndër të gjitha Kombëtaret e tjera në grupet kualifikuese që shkuan në Europian, madje edhe me të njëjtën sasi golash të pësuar, 4 gola të pësuar Greqia në 2004, 4 gola të pësuar Shqipëria në 2024.
Dhe për ta mbyllur, si Greqia e historisë dhe Shqipëria që po hyn në histori, kishin si trajner në këtë rrugëtim, dy ish-mbrojtësa.

Sigurisht këto janë thjesht statistika, por që për ata që janë supersticiozë, padyshim janë të lirë të besojnë tek mrekullitë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu