Tuesday, November 26, 2024

Mehmeti: “Përballë një kundërshtari të mirëorganizuar si Laçi na kënaq fitorja, por duhet të nxjerrim mësime sepse bëmë gabime”

Lexo

Pas triumfit 2-1 me Laçin, trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti foli në emisionin Gol Pas Goli në Supersport theksoi se skuadra në mbrojtje duhet të ketë më shumë personalitet ndërsa shtoi se Kallaku po vuan fizikisht, megjithatë duhet të përshtatet më mirë me skuadrën.

Frikë pas golit të barazimit? “Nuk patëm frikë, por nuk më pëlqeu që skuadra u vendos gabim në pësimin e golit dhe për këtë jam shumë i mërzitur. Të pësosh të tillë gola, i jep iniciativë kundërshtarit”.

Europa nga kampionati? “Partizani duhet të bëjë Partizanin dhe të rrisë cilësinë e lojës dhe të shoh në të dyja frontet, kampionat dhe Kupë. Përballë një kundërshtari të mirëorganizuar si Laçi na kënaq fitorja, por duhet të nxjerrim mësime sepse bëmë gabime”.

Gjendja e Kallakut dhe veprimet në mbrojtje, të jenë më agresivë mbrojtësit- “Kallaku nuk është në një moment të mirë në aspektin fizik dhe jam munduar ta vendos në një linjë ku është në pozicion natyral, si numër 10, fantazist. Por duke vuajtur fizikisht, vuan në pjesën taktike. Ai duhet të bëjë më shumë të përshtatet me skuadrën, por sot ka bërë mirë dhe shpresoj të rritet. Sa i përket vendosjes në mbrojtje, duhet ta shikojmë se ishim shumë poshtë. Nuk patëm qetësinë e duhur, duhet më shumë personalitet dhe të mos futemi në panik. Kundërshtari na bëri të vuajmë me shtatlartësinë, duhet të ishim më mirë edhe individualisht jo vetëm si skuadër”.

Rritja e Skukës, një nga më të mirët e kampionatit. Si është raporti me ju? “Unë i bërtas më shumë, jam kërkues sepse i kam parë cilësitë e një bomberi te ai. Të qëndroj me këmbë në tokë, i ka mundësitë të rrisë ritmin. Në zonat e ngushta duhet të jetë më i shkathët, është i vështirë si karakter”, u shpreh Mehmeti.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img