Saturday, November 23, 2024

Memelli, kritikon të tijët: Skenderbeu u mund nga gabimet e veta

Lexo

Skënderbeu u mund sot në stadiumin “Loro Boriçi” nga Vllaznia vendase me rezultatin 2-0. Një humbje që tekniku i korçarëve e pranon, por gjithësesi, gjatë konferences për shtyp dhënë menjëherë pas ndeshjes, ai thekson se ato skuadra e tij ushtroi presion në portën e Vllaznisë, dhe se humbja e pësuar erdhi kryesisht nga gabimet e futbollistëve korçarë.

“Ishin pikërisht këto dy episode që bënë që të vinte kjo humbe sot. Por gjithsesi në fund jemi profesionistë dhe ajo skuadër që bën më pak gabime fiton. Goli i parë erdhi si mosmarrëveshje e lojtarëve, gjëra që ndodhin, janë njerëz e një moment a tjetër gabojnë. Rexhepit po i ndodh pak si shpesh, por i mbetet të punojë më fort në stërvitje që të kthehet te performanca e vitit të kaluar. Goli i dytë pastaj ishte një mbajtje e topit në një zonë e cila ka rrezik se po ushtronim presion të jashtëzakonshëm, dhe skuadra e Vllaznisë ra fizikisht e ne po ngriheshim. Ajo që e bëri që të mos shkonim te goli ishte se konkretizimi në sulm nuk ishte në nivelin e  javëve të mëparshme. Na mbetet të punojmë se javën e ardhshme kemi një kundërshtar direkt. Të dy sulmuesit tanë kryesorë kanë bërë mirë duke shënuar e dhënë asist.  Ajo që na mbetet pak disi hendek i vogël është që dy sulmuesit e tjerë duhet t’i afrohen Mensah e Berishës që të rivalizojnë për pozicionin. Sot bënë mirë, por duhej të ishim më konkretë e të qartë, pësuam një gol nga një pakujdesi që na rëndoi pak dhe që nga ai moment deri në fund, çdo skuadër në disavanatzh i vjen detyra të rrezikojë dhe e bëmë deri në fund. Nuk erdhëm si inferiorë. Loja u pa qarte se kush ishte në nivel. Vllaznia nuk vodhi gjë, përkundrazi, por fitoi falë dy gabimeve tona.”, tha Memelli.

I pyetur për merkaton, Memelli, tha: “Është pak shpejt se është data 12 dhe kemi dy ndeshje për të luajtur dhe nuk dua të flas për këtë pjesë. Kontingjenti është. Pusin e futëm që të ndihmonte sulmin por po spostohej në krah se kemi luajtur me sistem tjetër. Por është meritë e kundërshtarit se hapësirat që kërkonim ishin mjaft të cunguara dhe nuk na qëlloi të ishim konkret sot. Edhe pse jam jashtëzakonisht i kënaqur nga pjesa e skuadrës se shpirti i garës ishte i jashtëzakonshëm. Pas golit ushtruam presion, por na lind për detyrë që të jemi më konkret dhe preciz në rastet që krijojmë.” Ndeshja e ardhshme për Skënderbeun është përballë Kastriotit, dhe për këtë, Memëlli, sot: “ Çdo sfidë në kampionat është e vështirë, erdhëm për të bërë mirë. Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, për të marrë maksimumin. Sot besoj se luajtëm me dinjitet, edhe pse Vllaznia ka më shumë eksperiencë për ne. Na ngelet për detyrë të bëjmë mirë jo vetëm me Kastritoti, por edhe me Dinamon se janë dy ndeshjet e fundit e duam maksimumin.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img