Pasditen e djeshme, Veriu Sport, paralajmëroi akordin mes presidencës së AF Elbasani dhe shkodranit Ersin Hakaj, në mënyrë që shkodrani të bëhej pjesë e verdhebluve për dy sezone me radhë.
Ndërkohë, sot ka ardhur edhe zyrtarizimi nga ana e presidences verdheblu. Njoftimi në fjalë, shoqëqruar edhe me fotot përkatëse, u bë përmes një postimi në fazen zyrtare të klubit elbasanas.
𝐖𝐞𝐥𝐜𝐨𝐦𝐞 𝐄𝐬𝐢𝐧! #PrideOfTheCity
Esin Hakaj vjen në Elbasan pas 3 sezonesh me ekipin e Vllaznisë. Ai ka pasur eksperienca të mëparshme me skuadra si Partizani dhe Teuta.
Hakaj afrohet në familjen verdheblu për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes.