Friday, January 23, 2026

Merkato- Aristidi Kolaj, është blerja më e re e Teutës. Sulmuesi vjen pas përvojës në klubin italian AC Renate

Lexo

- Reklamë -spot_img

KF Teuta njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin Aristidi Kolaj, i cili nga sot do të jetë pjesë e ekipit durrsak.

Kolaj, 26 vjeç, aktivizohet në rolin e sulmuesit të djathtë dhe mesfushorit ofensiv (numër 10). Ai i bashkohet KF Teutës nga klubi italian AC Renate, ku u transferua në muajin janar 2025. Gjatë eksperiencës së tij me Renaten, futbollisti ka zhvilluar 30 ndeshje zyrtare, duke realizuar 3 gola dhe 2 asistime.

Në karrierën e tij, Aristidi Kolaj ka qenë pjesë e klubeve Como U19, Sassuolo, Crotone dhe Pescara, duke fituar përvojë të rëndësishme në futbollin italian. Gjithashtu, ai ka qenë pjesë e Kombëtares Shqiptare U21.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img