Sunday, November 24, 2024

Merkato-Çështja “Smajli”! Hezitimi për të rinovuar me Vllazninë dhe detyrimi i formimit prej 130 mij Eurosh që i takojnë kuqebluve, komplikon të ardhmen e mbrojtësit shkodran

Lexo

Vllaznia ka një çështje për momentin. Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë Geralb Smajli, kontrata e të cilit me kuqeblutë përfundon në fund të qershorit. Nga sa bëhet e ditur klubi i ka afruar rinovimin e kontratës, por për momentin, marrëveshja mes Smajlit dhe KF Vllaznia nuk është arritur. Madje, ka gjasa që ajo edhe të mos realizohet, që do të thotë se Smajli do të zgjedhë një skuadër tjetër, brenda apo jashtë vendit, ku edhe ofertat nuk i mungojnë.

Megjithatë, edhe pse kontrata me klubin Vllaznia përfundon në fund të qershorit, gjithnjë nëse Smajli do të preferojë të luajë në një skuadër tjetër, mes të cilave në listë është edhe Elbasani, klubit pritës do t’i duhet të dëmshpërblejë KF Vllaznia me një shumë prej 130 mij Eurosh që i bie të jetë sipas rregullores, taksa e formimit pranë klubit mëmë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img