Klejdi Daci firmos për Teutën, Në fak, më herët, sulmuesi ishte në bisedime me Vllazninë, por zyrtarizimin e bëri me Teutën e Durrësit, skuadrën që ka qënë pjesë e saj edhe më herët, ndërkohë që në këtë rikthm, drejtuesit e konsiderojnë një forcë, eksperiencë dhe përkushtim më tepër në shërbim të ekipit durrsak, pas experiences së marrë në Uzbekistan me OKMK Olmaliq.
Së bashku me Dacin ka firmosur edhe Rooney Eva, i cili vjen nga Mes Rafsanjan, ndërsa më parë ka luajtur edhe për MZ Hakka dhe CSKA 1948. Ai gjithashtu ka përfaqësuar Kamerunit në grupmoshat U21. Me përvojën dhe kualitetin e tij, klubi durrsak është i bindur se Rooney do të japë një kontribut të çmuar në fushën e lojës.


