(Merkato) Egnatia e pandalshme në merkato, vjen edhe Guindo

Egnatia nuk ndalet në këtë sesion të merkatos. Pas prezantimit të Sotës ditën e djeshme, klubi rrogozhinas prazanton blerjen më të re. Një emër i njohur rikthehet në Abissnet Superiore: Saliou Guindo afrimi më i fundit i kampionëve.

Sulmuesi nga Mali ka qenë pjesë e Laçit, Bylisit dhe Skënderbeut në kampionatin shqiptar, ndërsa së fundmi është aktivizuar me Lamian në Greqi.

“Saliou Guindo afrimi më i fundit i kampionëve. Sulmuesi i njohur për kampionatin Shqiptar është afrimi më i fundit i Presidentit Demrozi. Pas firmosjes së kontratave, futbollisti i bashkohet ekipit në stërvitje”, shkruhet në njoftimin e klubit rrogozhinas.

Guindo është afrimi i pestë i Egnatias në janar. Më herë me kampionët në fuqi të Shqipërisë janë bashkuar Sota, Dajsinani, Leo Melo dhe Fernando.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu