Vllaznia e basketbollit për meshkuj nuk din të ndalet. Pasditen e sotme, kuqeblutë e koshit për meshkuj kanë zyrtarizuar edhe blerjen e gjashtë në këtë prag sezoni 2024-2025. Ai është basketbollisti i talentuar shkodran Elian Memçaj, i cili pas një përvoje dy vjeçare me ekipin e Teutës së Durrësit ku spikati si më i miri i kësaj skuadre, rikthehet në gjirin e ekipit ku u formua si basketbollist.
Në fakt trajneri Damian Bekteshi dhe kolegu i tij Roni Gjeçaj, personi i cili po merret me merkaton e Vllaznisë kishin kohë që në listën e merkatos, emrin e Elian Memçajt e kishin vënë në krye të listës, dhe madje edhe komunikimi i parë është bërë direkt me Memçajn, por që për arsye të ndryshme, marëveshja u shtye deri më sot, kur të dy palët janë ulur në tavolinë duke vendosur nënshkrimin e kontratës.
Në këtë mënyrë, ardhja e Elian Memçajt tek Vllaznia e çon në gjashtë numrin e blerjeve të reja në ketë merkatoverore duke e bërë skuadrën kuqeblu si më aktiven në merkato. Më herët për Vllanzinë kanë firmosur edhe basketbollisti me përvojë Robert Shestani, si dhe amerikanët Michael Ëright, Michael Lenoir, Maurice Hodge Jr, Maurice Ëalton.
Memçaj është vënë në dispozicion të teknikut Damian Bekteshi që në seancën e pasdites së sotme, duke e përforcuar në mënyrë të ndjeshme Vllazninë e koshit, e cila me të gjitha gjasat ka vendosur që në këtë sezon të ri sportiv të jetë skuadra pretendente për titull.
Gaspër MARKU