Ensar Tafili, një përfaqësues i denjë i familjes sportive “Tafili”, nipi i çiklistit të madh Agim Tafili si dhe djali i xhaxhait i futbollistit dhe trajnerit Alsid Tafili, ka firmosur sot një kontratë zyrtare me Vllazninë me afat dy plus një.
Tafili është një prodhim i Akademisë Futbollit Vllaznia, ku eshe shkëlqeu me ekipet e moshave, ndërkohjë që më pas erdhi zhvendosja në kryeqytet për arsye të studimeve, periudhë ku ishte pjesë FK Partizani, qoftë me ekipin U19 si dhe ekipin e parë, ndërkohë që u grumbullua disa herë edhe me kombëtaren U19 dhe U21.
Në këtë sezon merkato, Tafili ishte në dyshim, të qëndronte te Partizani apo të kthehej në shtëpi. Vendosi për këtë të dytën, ku që prej ditës së sotme është vënë në dispozicion të trajnerit Thomas Brdariç.
Një gjë të tillë e konfirmon edhe njoftimi zyrtar i KF Vllaznia:
𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐛ë𝐧 𝐭ë 𝐝𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐬𝐞 𝐤𝐚 𝐟𝐢𝐫𝐦𝐨𝐬𝐮𝐫 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭ë 𝐦𝐞 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐧 𝐄𝐧𝐬𝐚𝐫 𝐓𝐚𝐟𝐢𝐥𝐢. 𝐌𝐞𝐬𝐟𝐮𝐬𝐡𝐨𝐫𝐢 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐝𝐫𝐚𝐧 𝐪ë 𝐤𝐚 𝐪𝐞𝐧ë 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐦ë 𝐩ë𝐫𝐩𝐚𝐫𝐚 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐞 𝐀𝐤𝐚𝐝𝐞𝐦𝐢𝐬ë , 𝐫𝐢𝐤𝐭𝐡𝐞𝐡𝐞𝐭 𝐭ë 𝐣𝐞𝐭ë 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐞 𝐬𝐤𝐮𝐚𝐝𝐫ë𝐬 𝐭𝐨𝐧ë 𝐦𝐞 𝐭ë 𝐜𝐢𝐥ë𝐧 𝐤𝐚 𝐟𝐢𝐫𝐦𝐨𝐬𝐮𝐫 𝐧𝐣ë 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭ë 𝟐+𝟏.
𝐌𝐢𝐫ë 𝐬𝐞 𝐮 𝐤𝐭𝐡𝐞𝐯𝐞 𝐧ë 𝐬𝐡𝐭ë𝐩𝐢 #𝐞𝐧𝐬𝐚𝐫𝐭𝐚𝐟𝐢𝐥𝐢!