Fatmir Prengaj është blerja më e re e Tiranës. 23-vjeçari sezonin e fundit ka qenë pjesë e Vorës, por më herët është aktivizuar me Laçin dhe Erzenin.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e sulmuesit të majtë Fatmir Prengaj. Prengaj 23-vjeçar e njeh mirë kampionatin shqiptar, ndërkohë që ditën e sotme është bashkuar menjëherë në stërvitje me ekipin.
Klubi i Tiranës mirëpret sulmuesin Prengaj dhe i uron shumë gola e trofe me fanellën bardh’ e blu”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.