Tuesday, July 2, 2024

Merkato-Firma e tretë te Partizani. 25 vjeçari Agim Zeka vihet në dispozicion të trajnerit Shehi

Lexo

Agim Zeka është lojtari më i ri i Partizanit. 25-vjeçari luan në krahun e djathtë të sulmit dhe është pikërisht profili ku Orges Shehi ka kërkuar përforcim.

Zeka ka firmosur kontratë të vlefshme për 2 vite me opsion rinovimi dhe për 1 tjetër. Gjatë edicionit të fundit shënoi 5 gola dhe asistoi 4 të tjera në Superiore me ErzeniN.

25-vjeçari ka kaluar në grupmoshat e Kombëtares. Po ashtu mbahet mend për transferimin nga Skënderbeu te Lilë në vitin 2016 për shifrën e 300 mijë eurove.

Afrimi i tij është i treti për Partizanin gjatë kësaj merkato vere. Më parë jan transferuar sulmuesi Piloto nga Atletik Eskaldes dhe Zguro që e mbylli te Struga.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img