Sunday, September 8, 2024

Merkato- Francesco Dibra, shqiptari me origjinë nga Shkodra që jeton në Itali, i është bashkuar Dinamos në fazën përgatitore në Reggio Emilia

Lexo

Francesco Dibra, është një 18 vjeçar i talentuar me origjinë nga Shkodra, i cili duke jetuar me prindërit e tij në Itali, atje ku edhe ka lindur, është pjesë e ekipeve zinxhir të futbollit italian.

Falë vlerave të shfaqura në fushën e lojës duke qënë gjatë dy viteve të fundit pjesë e ekipit  Ternana Calcio dhe më pas edhe Reggina Calcio në serinë B, Dibra u bë pjesë edhe e kombëtares kuqezi U17.

Në prag të sezonit të ri futbollistit, për Francesco Dibren kanë shfaqur interes ekipe të tilla si Parma, Mantova e Vis Pesaro, prej të cilave ka marrë edhe ofertat përkatëse, por djali me originë shqiptarë, ka preferuar të pranojë ftesen e Dinamo FC.

Dinamo e drejtuar nga trajneri Dritan Mehmeti, është sistemuar që prej ditës së djeshme në një rezidencë speciale në Reggio Emilia, 500 metra mbi nivelin e detit dhe sot ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në tokën italiane. Seancë kjo, që me skuadrën dinamovite, është bashkuar edhe Francesco Dibra.

Burime pranë kampit sinamovit bëjnë të ditur se 18 vjeçari Dibra që është pjesë e repartit sulmues do të vijë përgatitjet me Dinamon gjatë qëndrimit në Itali. Ndërkohë që gjatë ditëve në vazhdim, tekniku Mehmeti dhe kolegët e tij të stafit teknik do të vendosin për vazhdimësinë e bashkëpunimit me futbollistin me origjinë nga Shkodra, babai i të cilit Ylber Dibra, ka luajtur portjer me Vllazninë.

E meqë jemi tek Ylber Dibra duhet thënë se pas diplomimit në Universitetin e Sporteve në Tiranë për specialitetin e Futbollit, 30 vitet e qëndrimit në Itali shoqërohen me diplomimin edhe në fushën e mjekësisë, specialiteti Fizioterapi Sportive duke ushtruar detyren e Fizioterapistit në Kliniken e tij private në Sassocorvaro. Ndërkohë që paralelisht me mjekësinë sportive, Ylber Dibra drejton edhe ekipin e futbollit të moshave Nuova Altofoglia U-15 në Regjione Marche me një popullsi rreth 1 milion e 500 banorë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img