Merkato nuk ka vetëm në ekipet e rritura, por kjo periudhë verore ka përfshirë lëzivje jo të vogla edhe në ekipet e moshave. Në mënyrë të veçantë, një gjë e tillë po shfrytëzohet mjaft mirë edhe nga KF Shkodra.
Riorganizimi i këtij klubi me ardhjen në krye të presidences të Agim Canit, është shoqëruar edhe me lëvizjet e para, ku falë kushteve ideale që ofron KF Shkodra, duke nisur nga infrastrutura model si dhe stafi teknik shumë profesional, e të tjera lehtësira në bashkëpunimin mes palëve, ka bërë që në harkun kohor të pak ditëve në gjirin e Akademisë KF Shkodra të vërshojnë një numër i madh futbollistësh të moshave.
Njëri prej tyre që ka tërhequr vemendjen, edhe për faktin se konsiderohet një talent i së ardhmes, është edhe Rijad Syla, deri më tani pjesë e ekipit Atletik Klub Shkodra, si dhe i ekipet kombëtar U15.
Njoftimi zyrtar i KF Shkodra
Mire se erdhe @rijad.syla2 te KF.Shkodra ne familjen e madhe sportive me president @gimi_igc Rijad Syla lojtar i ekipit Kombetar U-15 , lojtar i ekipit Atletik Shkodra.
Per ardhjen e Rijadit prane KF.Shkodra falenderojme familjen e Rijadit, ne menyre te veçante @ulikskotrri ish futbollist , menaxher qe e beri te mundur nje levizje te tille, klubin Atletik Shkodra me drejtues @tonishkoder91 dhe @elislegata
KF.Shkodra i uron suksese Rijadit Rrugetimi yne vazhdon me pune,disipline ,perkushtim e profesionalizem me mbështetjen e presidentit Agim Cani … se shpejti me surpriza te tjera