Tërbuni i Pukës vijon të përforcohet në merkaton dimërore. Futbollisti i radhës që firmos për ngjyrat pukjane është Jurgen Peqini. Peqini ishte në fushën e lojës si titullar i Tërbunit në miqësoren e sotme luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”, ku përpos golit të shënuar në minutën e 48-të që i dha pukjanëve barazimin e përkohshëm, pati edhe një përformancë të mirë në fushën e lojës.
Kjo duket se ka ndikuar edhe tek stafi pukjan, ku pas një bisede të zhvilluar me vete Peqinin pas ndeshjes, drejtori teknik Viktor Gjoni dhe trajneri Elvin Beqiri i dhanë OK Peqinit për të pjesë e Tërbunit.
Njoftimi zyrtar i KF Tërbuni
“ZYRTARE:
Klub Futboll TËRBUNI PUKË njofton të gjithë tifozët Pukjanë se ka firmosur për gjashtë muaj me sulmuesin, #JurgenPeqini me opsion rinovimi dhe për një sezon tjetër. TËRBUNI dhe të gjithë tifozët Pukjanë i urojnë mirëse ardhjen në ekipin tonë dhe shpresojmë që të japë gjithçka për fanellen tonë #kuqebardh ku mbështetja jonë nuk do ti mungojë në asnjë moment! Urime dhe shumë suksese të urojmë Jurgen!
Karriera e tij futbollistike:
Emri: Jurgen
Mbiemri: Peqini
Shtetësia: Shqiptar
Datëlindja: 24 Gusht 1998
Mosha: 23 vjeç
Shteti i lindjes: Shqipëri
Qyteti i lindjes: Elbasan
Pozicioni në fushë: Sulmues
15/16 | K.F. Elbasani
16/17 | K.F. Elbasani
17/18 | K.F. Teuta Durrës
18/19 | K.F. Erzeni Shijak
19/20 | K.F. Turbina Cërrik
20/21 | K.S. Besa Kavajë
21/22 | K.F. Erzeni Shijak