Wednesday, January 8, 2025

Merkato-Ish futbollisti i Vllaznisë Fjoart Jonuzi, largohet nga Tirana dhe firmos për Dinamon

Lexo

Në ditën e fundit të vitit 2024 u zyrtarizua largimi i tij nga Tirana, por vetëm 1 javë më pas Fjoart Jonuzi bëhet gati për një aventurë të re në karrierë, tashmë në radhët e Dinamos.

RTSH Sport mëson se mesfushori 28-vjeçar ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit dinamovit dhe do të jetë përforcimi i parë për trajnerin Ilir Daja në këtë sesion të merkatos.

Në orët në vijim pritet që të bëhet zyrtare blerja nga ana e klubit, ndërsa lojtari do të firmosë një kontratë afatgjatë (2 vite e gjysmë) me kryesuesit e Abissnet Superiore.

Jonuzi është një lojtar me eksperiencë në kampionatin shqiptar, pasi më herët ka veshur fanellën e Tiranës, Vllaznisë, Laçit dhe Kukësit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img