Friday, January 16, 2026

Merkato-Ish lojtari i kombëtares, Kamer Qaka, pritet të firmosë me Partizanin

Lexo

- Reklamë -spot_img

Partizani me shumë mundësi do të jetë eksperienca e parë shqiptare e mesfushorit Kamer Qaka. Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare pritet të firmosë me të kuqtë pas largimit nga Shkëndija e Tetovës.

Qaka, 30 vjeç, u përfol ditët e fundit për një kalim të mundshëm te Tirana, por drejtori sportiv i bardhebluve, Omer Bunjaku, e hodhi poshtë si pistë, duke thënë se ishin afruar lojtarë të tjerë në atë rol. Tani mesfushori është shumë afër klubit tjetër kryeqytetas, Partizanit, që përforcon mesfushën me një element me përvojë ndërkombëtare.

Gjatë karrierës së tij Qaka ka luajtur në Norvegji, Hungari, Rumani dhe sezonet e fundit me Shkëndijën e Tetovës. Lojtari shihet si një përforcime me vlera për skuadrën e drejtuar nga trajneri Oltijon Kërnaja, ndërsa detajet e kontratës do të mësohen pasi mesfushori të firmosë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img