Wednesday, January 7, 2026

Merkato-KF Shiroka nis përforcimet e janarit. Presidenti Ergi Axhani, firmos me Jakob Dreshajn, lojtar suedez me origjinë nga Tuzi i Malit të Zi

Lexo

- Reklamë -spot_img

Për KF Shiroka, viti 2026 pritet të jetë me surpriza të këndshme. Hapi i parë ishte lajmi për bashkëpunimin e presidencës me aksionierë amerikanë, ku pas bisedimeve të para me kreun e klubit Ergi Axhani, shumë shpejt pritet të konkretizohet marrëveshja.

Por, ndërkohë, kanë nisur lëvizjet e para në merkaton e janarit, ku i pari që ka firmosur për ngjyrat e Shirokës është Jakob Dreshaj, një lojtar suedez me origjinë nga Tuzi i Malit të Zi.

Njoftimi zyrtar i KF Shiroka

“Jemi të lumtur të prezantojmë afrimin më të ri në ekipin e tonë , Jakob Dreshaj , lojtar suedez me origjinë nga Tuzi i Malit të Zi. I formuar në futbollin suedez, ai vjen për të forcuar skuadrën dhe për të sjellë cilësi, disiplinë dhe përvojë në fushë.

Dreshaj ka firmosur një kontratë deri në fund të sezonit, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Klubi i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e Shirokës. ”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img