Saturday, November 23, 2024

Merkato-KF Vllaznia, firmos nesër zyrtarisht me Erdenis Gurishtën. Ish kapiteni kuqeblu ribashkohet me trajnerin Brdariç

Lexo

Erdenis Gurishta do të jetë lojtari më i ri i Vllaznisë. Shkodrani ka mbyllur marrëveshjen me mirëkuptim me CSKA 1948 në Bullgari dhe tashmë do të rikthehet në Superiore.

“Veriu sport” ka mësuar eksluzivisht se 29-vjeçari do të firmos ditën e nesërme në Shkodër. Palët kan arritur marrëveshjen mes tyre dhe në këtë mënyrë mbrojtësi do të përforcojë repartin e prapavijës te kuqeblutë.

Në këtë sezon te skuadra bullgare, Gurishta ka luajtur në 18 ndeshje, ndërsa rikthehet në elitë për të udhëhequr shkodranët drejt rezultateve pozitive. Shkodrani është një “fiksim” për ekipet kryeqytetase të cilët kishin interes për shërbimet e tij, por në fund Vllaznia siguron shërbimet e ish-mbrojtësit të Kombëtares, i cili me kuqezinjtë ka luajtur në 2 sfida.

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img