Tuesday, October 22, 2024

Merkato-Laçi zyrtarizon blerjen e portjerit shkodran të kombëtares, Marko Molla si dhe të rusit Moris Nusuev

Lexo

Klubi i Laçit ka punuar në fshehtësi gjatë javëve të fundit, duke “peshkuar” lojtarë që kanë mbetur pa skuadër dhe mund të federohen në çdo moment. I tillë është rasti i portierit shkodran, Marko Molla, i cili ka qenë pjesë e Kombëtares së Italisë për U-17 dhe U-18, si dhe e Shqipërisë për U16, U-17 dhe U-21.

Portieri 22- vjeçar ka nisur prej ditësh stërvitjen me kurbinasit dhe në ndeshjen e fundit kundër Vllaznisë u grumbullua për herë të parë. Ardhja e Mollës “blindon” repartin e portës kurbinase, aty ku si titullar prej vitesh është Mario Dajsinani. Molla ka qenë nën kontratë me Bolonjën në Itali, ndërsa ka luajtur si i huazuar te Imoleze. Mirëpo, një tjetër “dhuratë” e ditëve të fundit për trajnerin e ri të kurbinasve, Françesko Moriero, ishte edhe afrimi i një qendërmbrojtësi.

Reparti i prapavijës ka qenë një ndër më problematikët për Laçin dhe së fundmi është afruar një qendërmbrojtësi tipik. Bëhet fjalë për rusin Moris Nusuev, i cili gjithashtu ishte pjesë e stolit të rezervave në takimin me Vllazninë. 27- vjeçari i lindur në Moskë, por me nënshtetësi britanike, vjen pas aktivizimit në Qipro me klubin Ermis Aradipu. Më parë ka luajtur në Gjeorgji me Sioni Bolnisin dhe FC Telavin, por gjithashtu në kampionatin rus me Kuban Krsonadar. Ardhja e Nusuevit i shton Laçit eksperiencën në repartin e mbrojtjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img