Sunday, November 24, 2024

Merkato-Largimi nga Vllaznia, Geralb Smajli mes Elbasanit dhe Partizanit, por ka edhe pistë jashtë vendi

Lexo

Kishte ditë të tëra që largimi i tij nga Vllaznia ishte paralajmëruar, jo vetëm nga vetë Geralb Smajli, por edhe trajneri Brdariç. Dhe, menjëherë pas zyrtarizimit të mbylljes së bashkëpunimit me KF Vllaznia, të cilën Smajli e bën të ditur përmes një postimi publik në rrjetet sociale, kanë dalë në skenë dy skuadrat e para që e preferojnë Smajlin ta kenë pjesë të tyre.

Elbasani, është skuadra e parë që ka shfaqur interes për Smajlin, madje ka pasur edhe biseda të afërta me të që tre javë më parë. Tekniku Nevil Dede ia njeh mirë vlerat mbrojtësit të djathtë shkodran, një futbollist që përshtatet mjaft mirë edhe në krahun e majtë. Mdaj, ka insistuar te presidenca elbasanase të bind S,ajlin për të firmosur me Elbasanin. Një nga arsyet që Elbasani mund të jetë pistë kryesore për marrjen  e Smajlit është edhe ajo, që duke qënë se kjo skuadër vjen nga kategoria e parë, rregullorja e FSHF-së e përjashton nga taksa e solidaritetit me një shumë jo të vogël që Smajli duhet të paguajë në arkën e KF Vllaznia.

Ndërkohë, edhe Partizani është në gjurmët e Smajlit, klub ky që nëse vendos ta bëjë të vetin Smajlin duhet të paguajë shumën financiare të taksës së solidaritetit, që për klubin e kuq thuhet se nuk është problem.

Por, gjithnjë nga burimet pranë futbollistit, bëhet e ditur se për Smajlin ka interes edhe nga skuadra jashtë Shqipërisë, që për momentin nuk bëhen të ditura.

Postimi i Smajlit për largimin nga Vllaznia

Pershendetje te gjitheve tifoza te vllaznise jam i detyruar te ju njoftoj per largiminin tim nga ekipi zemres Vllaznia

29.06.2021}{29.06.2024} keto jane tre vite plot emocion dhe dashuri,isha i vogel kur i lutesha zotit per nje debutim me vllaznin dhe zoti ma realizoj dhe i jam falenderues.I jam mirnjohes te gjitheve duke vazhduar nga presidentin Alban xhaferri ,trajnereve qe kan punuar me to shokeve te ekipit dhe gjithe punetoret e klubi,dhe me ne krye ultrasve dhe tifoza shkodran per dashurine qe kane per ekipin,shpresoj qe nje dite te rikthehem te gjej nje vllazni kampione sic e meriton sepse fanella vllaznis behet me djers dhe gjak por asnjeher me turp falimderit KF Vllaznia!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img