Wednesday, January 8, 2025

Merkato-Nga fjalët në vepra. KF Shiroka prezanton ish mesfushorin e Vllaznisë Elidon Dulaj. Pritet edhe sulmuesi Eraldo Deda

Lexo

Gjatë prezantimit që iu bë një ditë më parë trajnerit argjentinas Matias Tatangelo, presidenti i KF Shiroka, Ergi Axhani premtoi se për pjesën e dytë të sezonit skuadra që ai administron do të përforcohet me futbollistë cilësor në mënyrë që arritja e objektivit për ngjitjen një kategori më lart të bëhet realitet.

Dhe, nga fjalët kalohet menjëherë në vepra, kur mesditën e sotme, KF Shiroka ka bërë të ditur firmosjen me një futbollist cilësor. Bëhet fjalë për Elidon Dulaj, 23 vjeçari që krahas Vllaznisë ka luajtur edhe për skuadrat e tjera, si Luftëtari, Burreli, Ada e Veliojës, Veleçiku, i cili vlerësohet për vlerat që demostron në repartin e mesfushës.

Njoftimi zyrtar i KF Shiroka 

Nuk kemi kohë për të humbur, prandaj angazhimi ynë është maksimal për t’i dhënë skuadrës fizionominë e plotë për gjysmën e dytë të sezonit futbollistik 2024-2025. Kemi kënaqësinë t’i urojmë mirëseardhjen tek KF Shiroka, mesfushorit Elidon Dulaj, i cili vjen nga ekipi i Luftëtarit. Kontrata me Dulaj është deri në fund të sezonit, me opsionin për ta zgjatur edhe një vit tjetër.
WELCOME DULAJ 💙🩵

Nga sa mësohet, drejtuesit e klubit shirokas janë në bisedime edhe me futbollistë të tjerë cilësor, mes të cilëve edhe sulmuesi i njohur Eraldo Deda, i cili krahas Vllaznisë ka luajtur edhe për disa skuadra të tjera në kampionatin shqiptar dhe atë kosovar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img