Partizani prezanton blerjen e re në merkato. Mbrojtësi nga Kosta Rika, Carlos Martinez ka firmos ditën e sotme me klubin kryeqytetas. Ai vjen nga skuadra e Alajuelenses dhe është pjesë e përfaqësueses së Kosta Rikës.
“FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Carlos Martinez. Mbrojtësi nga Kosta Rika bashkohet me të kuqtë, pas aventurës së fundit në kampionatin vendas me ekipin e Alajuelense.
26-vjeçari njëkohësisht pjesë e përfaqësueses së Kosta Rikës i është bashkuar sot skuadrës teksa ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë 1+1. Për Martinez kjo do të jetë edhe eksperienca e parë në kampionatin shqiptar me Partizanin”, shkruhet në njoftimin e klubit.