David Fadairo është lojtari më i ri i Partizanit. Sulmuesi 25-vjeçar, që pjesën e parë të sezonit ishte pjesë e Teutës, ka firmosur një kontratë 1 vit e gjysmë me opsion rinovimi me “të kuqtë”.
“Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me David Fadairo. Sulmuesi 25-vjeçar i bashkohet të kuqve pas aventurës gjatë këtij sezoni me Teutën, skuadër me të cilën u aktivizua 20 ndeshje në kampionat dhe Kupë.
Fadairo ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë për 1 vit e gjysmë me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Sulmuesi nga Nigeria pritet të sjellë më shumë cilësi dhe konkurrencë në repartin ofensiv”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.



