Flamurtari vazhdon që të jetë shumë aktiv në merkato. Pas zyrtarizimit të Telushit në ditët e fundit të vitit 2024, klubi vlonjat prezanton blerjen më të fundit.
Stivian Janku është zyrtarisht një futbollist i Flamurtarit. Mbrojtësi ka një eksperiencë të gjatë në futbollin shqiptar, pasi më parë ka luajtur me skuadra si Egnatia, Partizani, Bylis apo Luftëtari.
Vlonjatët vazhdojnë të përforcojnë organikën me elementë cilësorë, në ndjekje të objektivit madhor, rikthimit në Abissnet Superiore.