Skënderbeu zyrtarizon blerjen e re. Korçarët njoftojnë se kanë firmosur me brazilianin Luquinhas. 27-vjeçari luan si sulmues dhe ka një eksperiencë të pasur në kampionatin finlandez.
“Luquinhas zyrtarisht bardhekuq! Sulmuesi brazilian ka arritur marrëveshjen me klubin dhe është zyrtarisht lojtar i Skënderbeut.
27 vjeçari me një eksperiencë të pasur në Superligën finlandeze, ka hedhur firmën në kontratë dhe është bashkuar me grupin në seancën stërvitore”, shkruhet në njoftimin e klubit korçar.