Në vazhdën e përforcimeve për pjesën e mbetur të sezonit, ku do të bëhet gjithçka për mbijetesën, Tirana ka zyrtarizuar rikthimin e sulmuesit Emanuel Ernest.
Futbollisti 25-vjeçar kthehet kështu me fanellën bardheblu pas eksperiencës në Algjeri, ku u transferuar pikërisht nga Tirana. Një afrim me vlera për skuadrën e trajnerit Nuhiu, që duket se do të bëhet nga e para për dy fazat e tjera të kampionatit.
Ernest është afrimi i 4-t zyrtar në merkaton e dimrit te klubi kryeqytetas, pas sulmuesit Patrik dhe dy lojtarëve nga Kosta Rika, njëri mbrojtës dhe tjetri mesfushor. Te Tirana priten të tjera përforcime, pasi merkato sapo ka nisur.



