Wednesday, July 30, 2025

Merkato-Teuta, i merr Tiranës, portierin Gentian Selmani. Angelos Tafas, kalon nga durrsakët tek bardheblutë

Lexo

Gentian Selmani zyrtarizohet në Durrës ndërsa Angelos Tafas në Tiranë. Aksi Tiranë-Durrës është nxehur mjaftueshëm këto ditë pas merkatos të bërë nga dy klubet.

Selmani u zyrtariza sot në Durrës dhe do të jetë portieri i ri i Teutës ndërsa Tirana prezantoi zëvendësuesin e tij, i cili është Angelos Tafas. 25-vjeçari pasi mbylli aventurën e tij me Teutën ka vendosur që të vazhdojë karrierën në kryeqytet.

25-vjeçari e ka nisur karrierën e tij me AEK në Greqi, teksa po në shtetin fqinj është aktivizuar me Loutraki, Keratsini dhe Ionikos Nikeas. Ndërkohë ka luajtur edhe për Gjilanin, Kukësin dhe Teutën.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img