Sunday, January 11, 2026

Merkato-Tirana firmos edhe me mbrojtësin e Prishtinës, Diar Halili

Lexo

- Reklamë -spot_img

Tirana mbetet klubi më aktiv në merkaton e dimrit. Bardheblutë po prezantojnë thuajse çdo ditë nga një lojtar të ri, diçka e pritshme në fakt pas atyre largimeve masive sapo u mbyll faza e dytë e kampionatit.

Diar Halili është lojtari më i ri i skuadrës së trajnerit Nuhiu. Bëhet për një mbrojtës qendre 22-vjeçar, i cili vjen si huazim nga Prishtina deri në fund të këtij sezoni. Halili ka pasur një eksperiencë të shkurtër me të rinjtë e Portos në Portugali.

“Në ambientet e kompleksit ‘Skënder Halili’ u zhvillua sot prezantimi zyrtar i afrimit më të ri të skuadrës sonë, futbollistit nga Prishtina, Diar Halili. Lojtari bashkohet me bardheblutë në formë huazimi nga klubi i Prishtinës deri në përfundim të këtij edicioni”, – shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit kryeqytetas.

Halili është përforcimi i dytë i Tiranës në mbrojtje, pas lojtarit nga Kosta Rika, Johan Enrique Cortes Alfaro. Po ashtu, bardheblutë kanë bërë afrime në të gjitha repartet e tjera.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img