Tirana vazhdon që të përforcojë organikën në këtë merkato janari. Klubi kryeqytetas njofton se ka arritur marrëveshjen me mesfushorin brazilian Rafael De Freitas Silva, i cili që nga dita e sotme është zyrtarisht një lojtar i Tiranës.
24-vjeçari së fundi është aktivizuar me skuadrën e Leixoes në Ligën e dytë portugeze.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Rafael De Freitas Silva. 24-vjeçari ka firmosur sot me klubin dhe do të jetë pjesë e kampit bardh e blu. Mesfushori do të dalë sot në seancën stërvitore për t’u prezantuar me skuadrën dhe stafin teknik. I urojmë suksese me fanellën bardheblu”, shkruhet në njoftimin e klubit bardheblu.