Sunday, September 8, 2024

Merkato-Tjetër firmë te kuqeblutë. Eslit Sala, firmos për tre vite me Vllazninë

Lexo

Menjëherë pas firmës me Ildi Grudën, e cila ishte edhe e para zyrtare për  kuqeblutë në këtë merkato verore të pragsezonit 2023-2024, KF Vllaznia bën realitet edhe firmën e dytë. Ajo i përket një tjetër shkodrani, Eslit Sala, i cili ashtu si edhe Gruda rikthehet në Shkodër pas një shkëputje disa vjeçare, por me ndryshim se ai këto vite i kaloi duke u aktivizuar në futbollin maltez.

“KF Vllaznia dëshiron të njoftojë të gjithë opinionin sportiv se nga sot pjesë e familjes kuq e blu është edhe futbollisti Eslit Sala, i cili ka firmosur për tre vitet e ardhshme me skuadrën tonë.

Mirë se erdhe Eslit!”, shkruhet në njoftimin zyrtar që KF Vllaznia përcolli mesditen e sotme për publikun.

Eslit Sala, i cili luan si mesfushor shkatërrues, është një futbollist i cili u formua në Akademinë e Futbollit Ajaks të qytetit të Shkodrës me president, Arben Haveri, i cili pasi shkëlqeu në kampionatet e moshave në Shqipëri u transferua në janar të vitit 2019 u transferua në ekipin U19 Valleta FC të Maltës ku qëndroi për një vite me radhë, ndërkohë që më pas u transferua në ekipin tjetër maltez Mqabba FC. Në vijim, nga 2020 dhe deri në përfundim të këtij sezoni, Sala ka qënë pjesë e ekipit të parë të Valleta, duke e mbyllur përfundimisht aventurën malteze, pasi rikthehet në Shkodër për të luajtur për Vllazninë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img