Vora nuk ndalet në merkato, firmos me sulmuesin e formuar në akademinë e Tottenham Hotspur, duke vijuar më pas karrierën e tij në Angli me Derby County U21 dhe Burnley U21. Bëhet fjalë për Renaldo Torrajn, ku së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Teutës. Ai ka veshur dhe fanellën kuqezi të U16, U17, U19 dhe U21.
Njoftimi zyrtar i FK Vora
Futboll Klub Vora ka kënaqësinë të njoftojë se, nga dita e sotme, Renaldo Torraj është zyrtarisht futbollist i Vorës.
Renaldo është formuar në akademinë e Tottenham Hotspur, duke vijuar më pas karrierën e tij në Angli me Derby County U21 dhe Burnley U21.
Së fundmi, ka qenë pjesë e KF Teuta, në Abissnet Superiore.
Ai ka përfaqësuar me radhë Kombëtaren e Shqipërisë U16, U17, U19 dhe U21, duke konfirmuar potencialin dhe cilësitë e tij si një lojtarë premtues.
Klubi ynë i uron mirëseardhje Renaldo Torrajt dhe shumë suksese me fanellën e Vorës!



