Partizani prezanton një tjetër përforcim në repartin e sulmit. Laorent Shabani është zyrtarisht një lojtar i “të kuqve”. Sulmuesi 26-vjeçar, që është formuar në Suedi dhe ka luajtur për shumë vite në vendin nordik, ka firmosur një kontratë 1 vit e gjysmë me Partizanin.
“Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Laorent Shabanin. Ish sulmuesi i ekipit tonë përfaqësues U-21 është zyrtarisht pjesë e të kuqve. 26-vjeçari ka nënshkruar një kontratë për një vit e gjysmë.
Sulmuesi krahut i prezantuar sot nga drejtorit sportiv Agim Ibraimi, është formuar si lojtar në Suedi duke luajtur shumë vite në vendin nordik ku ka spikatur me paraqitjet e tij. Shabani i bashkohet Partizanit si lojtar i lirë pasi mbylli së fundmi bashkëpunimin me ekipin e Norrkoping”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.



