Në kampin kuqeblu të basketbollit meshkuj ka lëvizje. Drejtuesit e shoqatës së basketbollit Vllaznia bëjnë të ditur blerjen më të re, amerikanit Mo Arnold, i cili luan në pozicionin e playmaker-it. Basketbollisti në fjalë, ka disa ditë që është bërë pjesë e seancave stërvitore të skuadrës, por vetem pasditen e sotme është zyrtarizuar veshja e tij kuqeblu.
Njoftimi zyrtar
Mirë se vjen, Mo Arnold!
Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e ri, Mo Arnold, në pozicionin e playmaker-it! Mo vjen me talentin dhe eksperiencën e tij nga Southern Mississippi Golden Eagles (NCAA Division 1), dhe jemi të bindur se ai do të sjellë energji të re në skuadrën tonë. Debutimi i tij do të jetë nesër në ora 18:00 kundër Tiranës, në një ndeshje që premton spektakël! Le t’i japim mbështetjen që meriton!
Ndërkohë, mësohet se shoqata e basketbollit Vllaznia, ka shkëputur marrëdhënien me organizatorin e mëparshëm, Mike Lenoir.