Ashtu siç kishin paralajmëruar në prononcimet e mëparshme, kuqeblutë kanë bërë realitet blerjen e një sulmuesi, për të cilin është thënë se do të jetë alternative e Bekim Balajt në vijën e parë të Vllaznisë.
Në fakt, më herët kishte emra të tjerë që lakoheshin për t’u bërë pjesë e Vllaznisë, por në orët e mbrëmjes së djeshme, stafi shkodran ka vendosur pë rtë marrë bazilianin Bruno Gomes De Oliveira Conceição.
“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se nga sot pjesë e tij është edhe futbollisti brazilian Bruno Gomes De Oliveira Conceição. Ai është 27 vjeç dhe luan në repartin e sulmit. Gomes vjen tek skuadra jonë pas dy sezoneve të fundit që ka luajtur në Portugali me ekipin CD Nacional.
Welcome Bruno!”, shkruhet në faqen zyrtare të KF Vllaznia.
Nga sa bëhet e ditur, sulmuesi brazilian Bruno Gomes De Oliveira Conceição, vjen nga kategorinë e dytë portugeze, ku ka luajtur me ekipin Nacional, ekip i cili ka qënë n fund të tabelës së klasifikimit.
Menjëherë pas firmosjes dhe prezantimit zyrtar me drejtorin sportiv, Elvis Plori, Gomes i është bashkuar skuadrës në stërvitje duke qënë në dispozicion të trajnerit Migen Memelli, një alternativ tjetër më shumë për repartin e sulmit kuqeblu.