Kuqeblutë kanë bërë realitet kërkesen e trajnerit Migen Memelli për të siguruar shërbimet e një mbrojtësi të majtë, gjë e cila ka ardhur si rezultat i problemeve të dëmtimit që po kalon kapiteni Ersin Hakaj që luanë në këtë pozicion.
Edhe pse për atë rol u provuan Dragoshi i ardhur në merkato nga Kukësi dhe i riu i Akademisë Vllaznia, Spahia, stafi teknik ka vendosur që të mos i besojë asnjërit prej tyre për atë pozicion duke zyrtarizuar veshjen kuqeblu të Xhelil Asanit, futbollisti që sezonion e kaluar luajti për ngjyrat e skuadrës shijakse Erzeni.
“Klubi i Futbollit Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se nga dita e sotme pjesë e familjes kuqeblu është bërë edhe futbollisti Xhelil Asani. Sezonin e kaluar ai ka qenë pjesë e Erzenit, ndërsa për dy sezonet e ardhshëm, lojtari që luan në krahun e majtë të mbrojtjes do të jetë pjesë e jona.
Mirë se erdhe Xhelil!”, shkruhet në njoftimin zyrtar që KF Vllaznia shpërndau për mediat.