Thursday, September 19, 2024

Merkato-Vllaznia nis goditjet, firma e parë, mesfushori kroat Amir Kahrimanoviç

Lexo

Ka qënë në preferencën e shkodranëve edhe në sezonin e kaluar futbollistik, por firma ka ardhur vetëm sot, kur presidenti i KF Vllaznia Alban Xhaferi ka pritur në zyrën e tij futbollistin kroat, Amir Kahrimanoviç, me të cilin ka nënshkuar kontratën zyrtare për ta bërë atë pjesë të Vllaznisë me afat një vjeçar. 

“KF Vllaznia dëshiron të bëjë të ditur se nga sot pjesë e saj do të jetë edhe futbollisti Amir Kahrimanoviç. Drejtuesit e klubit kanë rënë dakord dhe më pas është firmosur një kontratë njëvjeçare me mesfushorin- fantazist që në dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e ekipit të Erzenit ku ka spikatur me performancën e tij. Welcome Amir!”, thuhet në njoftimin e Klubit të Futbollit Vllaznia shpërndarë për mediat. 

Në këtë mënyrë, kuqeblutë kanë nisur në mënyrën më të mirë riorganizimin e skuadrës për Kupat e Europës, si dhe Kampionati Kombëtar, ku pas dy firmave të para, serbit Milos Stojanoviç dhe kroatit arko Juriç, me të cilët rinovuan vazhdimin e kontyratës edhe për një sezon, vjen edhe firma tjetër me mesushorin kroat Amir Kahrimanoviç.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img