Ashtu siç është bërë me dije edhe më herët, në strategjinë e KF Vllaznia për sezonin e ri futbollistik është rikthimi në skuadër i futbollistëve cilësor shkodran që luajnë në ekipet e tjera. Kështu, pas Arsid Krujës, futbollisti i 11-shit më të mirë sezonin e kaluar me Teutën e Durrësit, tashmë është Esin Hakaj, i cili vjen pas një përvoje pozitive me AF Elbasani sezonin e kaluar futbollistik.
Njoftimi zyrtar i KF Vllaznia
𝐄𝐒𝐈𝐍 𝐇𝐀𝐊𝐀𝐉 𝐑𝐈𝐊𝐓𝐇𝐄𝐇𝐄𝐓 𝐍𝐄̈ 𝐒𝐇𝐓𝐄̈𝐏𝐈
KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se ka rikthyer në skuadër një tjetër futbollist- produkt të saj. Mbrojtësi Esin Hakaj pas një sezoni me AF Elbasani, do të jetë sërish i veshur me fanellën në sezonin e ri.
Mirë se erdhe në shtëpinë tënde #esinhakaj