Sunday, September 8, 2024

Merkato-Vllaznia synon të veshë kuqeblu Odise Roshin. Kapiteni Balaj, ndërmjetës për ish kolegun e kombëtares të firmosë për shkodranët

Lexo

Bekim Balaj dhe Odise Roshi, kjo dyshe kaq kombinative e kombëtares së Shqipërisë, mund të bashkohen sërish, por tashmë tek Vllaznia. Duke qënë se fierakut i ka mbaruar kontrata me me skuadrën turke Sakarjaspor dhe tashmë është lojtar i lirë, në kampin kuqeblu kanë shënjestruar Roshin për ta veshur kuqeblu.

Në këtë mes, rolin kryesor të ndërmjetësit mes dy palëve e ka marrë kapiteni Bekim Balaj, i cili ka nisur bisedimet me smikun, dhe kolegun e fushës, Odise Roshi. Madje, nga sa bëhet e ditur, presidenca kuqeblu ka gati edhe ofertën financiare për mesfushorin fierak, ndërkohë që tashmë pritet përgjigja e vetë Roshit.

Gjityhnjë, nëse arrihet të bëhet realitet, me Roshin në krah, forca dhe aftësitë konkluduese të kapitenit Bekim Balaj në majë të sulmit kuqeblu do të kishin shënuar rritje të ndjeshme.

Admir URUÇI

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img