Sunday, December 22, 2024

Merr përgëzime për fitoren ndaj Egnatias dhe “kampionit dimëror” 2024, Ilir Daja: Nuk jamk tipi i trajnerit që kënaqem, do të vazhdojmë të punojmë më shumë”

Lexo

Prononcimi i trajneri të Dinamos, Ilir Daja, pas ndeshjeës, Dinamo-Egnatia, 2-1

“Kemi sulmin më të mirë se kemi golashënues si Itodo dhe Zabërgja me 8 gola, kemi të tjerë që nuk kanë luajtur me dëmtime, Bregu e Nani me nga pesë. Kjo është dhuratë që lojtarët i bëjnë vetes së tyre për punën që nga fillimi i fazës, dhuratë për presidentin dhe drejtuesit që kanë investuar goxha e janë superkorrektë. Ia bëjnë edhe stafit se bashkë me lojtarët kemi qenë gjatë gjithë kohës me intensitet maksimal pune. Besoj se kemi merituar ngritje si në rikuperim pikësh, pozicionesh e loje. Përballë kishim Egnatian që dihet se është ndër më të mirat, ku përveç kontingjentit një pjesë e lavdërimeve duhet t’i shkojë edhe Tetovës për punën. Është një ndeshje ndaj një ekipi që nuk kishim fituar më parë sa i përket statistikave. Por është mbyllje e një pune që është bërë para 2-3 ditëve pushimi, se besoj se nuk do të kemi më shumë.

Pjesa e strategjisë që zgjodhëm ishte e bashkëbiseduar me lojtarët, duke parë pikat e forta dhe të dobëta të Egnatias, problematikat e javës, duke filluar me Ditën, pastaj Zabërgja e Gudiabi me vetëm një seancë me ekipin, duke parë edhe Itodon që vinte nga dëmtimi. Të gjitha këto bënë që të zgjidhnim një strategji më ndryshe, se edhe Egnatias është vështirë t’i bësh presing lart, se kanë automatizuar disa rrugëdalje topi nga poshtë që duhet të sakrifikosh shumë. Na rezultoi një strategji e duhur, pavarësisht se kishte Egnatia kontrollin, nuk është se kishte edhe ajo shumë raste. Besoj se ndeshja sot u zgjidh me episode se kaq ishte mundësia jonë. Më e rëndësishmja është që vazhdojmë të marrim tre pikë me një ekip shumë të fortë si Egnatia.

Kishim marrë masa që Aleksi është një nga lojtarët që nxjerr topin mirë nga poshtë dhe duke pasur më personalitet, pothuajse çdo gjë kalon nga ai. Kështu që ishim të detyruar ta markonim një kundër një. Ata ndryshuan vendosje dhe kaluan me katër, ndaj edhe ne ndryshuam pak me mesfushë romb, që Aleksi të mos ishte pjesë siç është e rëndësishme të lojës së Egnatias. Duke eliminuar një lojtar të tillë, pamë që ra pak mesi i fushës, ndaj bëmë ndryshimet e minutave të fundit. Janë të rinj, por duhet të kemi guximin t’i hedhim në fushë dhe bënë mirë për aq sa luajtën në këtë ndeshje.

“Kampion Dimri”? Besoj që kjo periudhë kampionati na vlen pak, që të rigjenerojmë pak anën fizike dhe psikologjike se lojtarët kanë pasur ngarkesë. Kemi pasur dëmtime që pothuajse gjithë ngarkesa është përballuar me një pjesë të lojtarëve. Ndaj ata kanë nevojë, natyrshëm do na bëjë mirë për rikuperimin. Nuk mendoj se çfarë do të ndodhë në fund të kampionatit, ne duhet të përmirësohemi në vazhdimësi, ndaj të marrim gjërat siç i kemi marrë, të fokusohemi për t’u përmirësuar dhe pastaj për të parë ndeshjen e radhës në janar.

Si natyrë jam që nuk para kënaqem, kur arrij një standart kërkoj një tjetër, besoj se kështu duhet të jetë me të gjithë. Kemi një kimi mes stafit dhe lojtarëve, se është treguar në këtë gjysmë kampionati, por kemi shumë punë për të bërë se duhen automatizuar veprimet që duhen si manovër dhe të minimizojmë atë që nuk është e mirë”, tha trajneri Ilir Daja për RTSH pas ndeshjes, Dinamo-Egnatia, 2-1.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img