Mesazhi ngushëllues i Kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, për ndarjen nga jeta të Ramazan Rragamit

“Ditën e sotme, zemra e Mjeshtrit te Madh Ramazan Rragami, ka pushuar së rrahuri. Një lajm shumë i trishtë për Shkodrën e Shqipërinë, për futbolldashësit që perjetuan magjitë e Rragamit të madh.

Kampion në fushën e blertë por edhe si trajner i Vllaznisë dhe ekipeve kombëtare. Mjeshtri Ramazan Rragami ishte personifikim i qytetarisë shkodrane dhe si i tillë do të kujtohet gjithmonë me respekt!

Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë botës së madhe të futbollit! I paharruar për brezat Ramazan Rragami!”, shkruan Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi në mesazhin ngushëllues të ndarjes nga jeta të Mjeshtrit të Madh të futbollit, Ramazan Rragami postuar në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu