Bylisi dhe Elbasani e kanë mbyllur me barazim 1-1, sfidën e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Trajneri i Bylisit, Gentian Mezani doli në prononcim për mediat në përfundimin e këtij takimi.
“Po e nis nga fillimi ku kemi humbur në pjesën e parë mesfushën. Nuk arrinin të kuptonin dy mesfushorët njëri-tjetrin. Kundërshtari na e mori dhe kalonin në superioritet në sulm. Në pjesën e dytë ndryshuam skemë, më në ekuilibër. Mendoj se pjesa e dytë shumë e mirë, ku mund të shënonim golin e dytë dhe të fitonim ndeshjen.
Në këto dy ditë që kam qenë këtu, kam dëgjuar drejtuesit tejmase të acaruar me arbitrimin.
Çunat dhe gabonin shumë se trajner i ri, kanë qenë në kundër kohë, kemi falur dhe krahët. Nuk dua të kapem me emra, por një nga mesfushorët e qendrës dilte në anësore. Krijohet disekuilibër në këto momente, në krahun e djathtë tonin krijoheshin.
Kam kërkuar në pushim e ndeshjes vetëm qetësi te çunat, kishte tension dhe e pashë. Duhet të jepja disa direktiva në mesin e fushës, kur e kapëm atë fituam superioritet me kundërshtarin. Da Silva lojtar mjaft i mirë, Malomo hyri në lojë. Ne kemi shumë punë përpara, shikoj se ka disa gjëra që duhen përmirësuar, sa më shpejt të jetë e mundur. Kemi objektiv që nuk është i paarritshëm.
Nuk e kam ndjekur në të gjitha ndeshjet Bylisin, por në 4-5 ndeshjet e fundit. Mora këtë impenjim se pashë skuadër me dëshirë dhe forcë për të reaguar. Shpresoj të kem bërë mirë. Do jetë luftë e fortë, përveçse e fortë taktikisht dhe fizikisht në fushë, do jetë dhe nervash. E mora këtë impenjim me dëshirën më të madhe për të bërë mirë këtu.
Kam qenë jashtë, nuk kam qenë në Shqipëri. Nuk kam parë vetëm Bylisin, por dhe skuadra të tjera. Atëherë kam filluar të shoh dhe kampionatin shqiptar”, u shpreh Mezani për RTSH.