Bylis befasoi Partizanin duke e mposhtur me rezultatin 1-0. Në përfundim të ndeshjes, trajneri Mezani deklaroi:
“Jemi akoma në rrjedhën e lojës. Të mbarojë gëzimi që kemi dhe kënaqësia e kësaj ndeshje, nga nesër do mendojmë për Skënderbeun. Kjo ndeshje ka pasur rëndësi jashtëzakonisht të madhe, kishte presion. Padiskutim që jemi akoma në rrjedhën e lojës. Nga nesër e tutje do mendojmë për Skënderbeun.
Mund të flas për skuadrën time, Gega ka folur për të veten. Skuadra ka treguar dëshirë për të fituar. Duhet t’i gëzohemi këtij 3 pikëshi, por nuk ka munguar asgjë. Vështirësi të mbaj këto çuna me këmbë në tokë. Nuk do kishte vlerë po të mos marrim rezultat pozitiv ndaj Skënderbeut.
Si Erik dhe Da Silva kanë luajtur të dëmtuar, janë stërvitur pak gjatë javës. Ky formacion ishte i kushtëzuar, po të kishim mundësi të tjera nuk do e nisja me Da Silva dhe Erik. Do i lija për pjesën e dytë të shfrytëzoja freskitë e tyre. U detyrova t’i fus nga fillimi dhe të merrja çfarë mund të japin ato. Përndreca në krah filloi të shkonte në fundore, plus goditjet nga distanca. Malomo prishi ekuilibrat e tyre në mesfushë. Duhet të ishim që nga momenti i parë në presing.
Jemi të kushtëzuar, Përndreca dhe Peralta të dëmtuar. Të shikojmë gjatë javë, mundësi e mirë sepse skuadra reagoi”, u shpreh Mezani për RTSH.