Stadiumi “Loro Boriçi” dhe tifozëria shkodrane janë një model më vete për mbarëvajtjen e ndeshjeve ndërkombëtare. Falë mbështetjes dhe bashkëpunimit me strukturat e policisë së shtetit, të policisë bashkiake, si dhe sektorit të sigurisë së stadiumit “Loro Boriçi” është arritur që shumë veprimtari ndërkombëtare të kurorozohen me sukses.
Një gjë e tillë u pasqyrua edhe në sfidën e fundit të ndeshjes ndërkombëtare, Vllaznia-Linfield e vlefshme për Conference League, ku tifozëria e zjarrtë shkodrane ishte model në mbështetjen e skuadrës së tyre të zemrës, por në të njëjtën kohë edhe në korrektësinë e mbarëvajtjes së ndeshjes. Është kjo arsyeja, që gjatë vizitës së punës që Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi në Shkodër, pati një takim të përzemërt edhe me Presidentin e KF Vllaznia, Alban Xhaferi duke e përgëzuar për rastin në fjalë. Me këtë rast, zoti Xhaferi i dhuroi Ministrit të Brendshëm fanelen kuqeblu me numrin 2.
Njoftimi zyrtar i KF Vllaznia
Stadiumi “Loro Boriçi” është kthyer në një impiant model përsa i përket organizimit dhe mbarëvajtjes së ndeshjeve kombëtare dhe sidomos atyre ndërkombëtare, duke plotësuar të gjithë kushtet e UEFA-s. Kjo sa i takon edhe parametrave të sigurisë. Falenderimi kryesor shkon për tifozërinë e zjarrtë dhe sjelljen e tyre entuziaste dhe shembullore, virtyt i qytetarisë tonë. Gjithashtu si kontributor kryesor në mbarëvajtjen e këtyre eventeve janë edhe forcat e sigurisë, policia bashkiake së bashku me uniformat blu të cilat dëshirojmë t’i falenderojmë publikisht për punën e tyre serioze dhe të palodhur. Me këtë rast, presidenti Xhaferi me rastin e vizitës së tij të parë në qytetin e Shkodrës me detyren e Ministrit të Brendshëm të z.Taulant Balla, si nje tifoz special dhe si shenjë falenderimi për këtë mbështetje, i ka dhuruar uniformën zyrtare të Vllaznisë me numrin 2